Empower COVID-19 Sëmundja Coronavirus 2019 (COVID-19) - Si të menaxhojmë ankthin dhe stresin?

Sëmundja Coronavirus 2019 (COVID-19) – Si të menaxhojmë ankthin dhe stresin?

Përhapja e sëmundjes coronavirus 2019 (COVID-19) mund të jetë stresuese për njerëzit. Frika dhe ankthi për një sëmundje mund të jenë dërrmuese dhe të shkaktojë emocione të forta tek të rriturit dhe fëmijët. Përballimi i stresit do t’ju bëjë ju, njerëzit që ju interesojnë dhe komunitetin tuaj më të fortë.

Të gjithë reagojnë ndryshe ndaj situatave stresuese. Mënyra sesi ju përgjigjeni ndaj situatave të padëshirueshme mund të varet nga formimi juaj, gjërat që ju bëjnë juve ndryshe tek të tjerët, dhe komuniteti ku jetoni.

Kategoritë e njerëzve të cilët mund të reagojnë më fort ndaj stresit të një krize përfshijnë: a) njerëz të moshuar dhe njerëz me sëmundje kronike që janë në rrezik më të lartë ndaj COVID-19; b) fëmijë dhe adoleshentë; c) njerëz që po ndihmojnë në përgjigjen ndaj COVID-19, si mjekët dhe ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor; si dhe d) njerëz me probleme të shëndetit mendor, përfshirë ata të cilët përdorin substanca.

Stresi gjatë shpërthimit të një sëmundje infektive mund të përfshijë: a) frikë për shëndetin tuaj dhe të personave tuaj të dashur; b) ndryshime në orarin e gjumit apo vakteve; c) vështirësi për të fjetur apo për t’u fokusuar; d) përkeqësimi i problemeve shëndetësore kronike; e) përdorimi i shtuar i alkolit, duhanit ose drogave të tjera.

Të kujdesesh për veten, miqtë dhe familjen tënde mund të të ndihmojë të përballosh stresin. Të ndihmuarit e tjerëve me stesin e tyre mund ta bëjë komunitetin tuaj më të fortë.

Gjëra që mund të bëni për të mbështetur vetëveten:

a) shkëputuni sadopak nga shikimi, leximi apo dëgjimi i lajmeve, përfshirë mediat sociale;

b) dëgjimi në mënyrë të përsëritur për pandeminë mund të jetë shqetësuese;

c) kujdesuni për trupin tuaj – merrni frymë thellë, lehtësoni muskujt, meditoni;

d) kujdesuni të konsumoni ushqime të shëndetshme, të flini mjaftueshëm, të shmangni alkolin dhe ilaçet;

e) mundohuni të bëni disa aktivitete të cilat ju pëlqejnë;

f) bisedoni me njerëz tek të cilët keni besim në lidhje me shqetësimet tuaja dhe mënyra se si ndiheni.

/cdc.gov

Empower Team
Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

A. Guterres (OKB): të mësojmë nga kjo krizë pandemie për t’u ringritur më të fortë

COVID-19 po i sulmon shoqëritë në thelbin e tyre, duke marrë jetë dhe duke cënuar jetesën. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), efektet potenciale në...

Si t’i menaxhoj më mirë financat personale në kohë pandemie?

Nëse deri tani jeta ka qenë shumë e vrullshme dhe ti nuk ke pasur kohë për t'u marrë me paratë e tua, është koha...

Sëmundja Coronavirus 2019 (COVID-19) – Si të menaxhojmë ankthin dhe stresin?

Përhapja e sëmundjes coronavirus 2019 (COVID-19) mund të jetë stresuese për njerëzit. Frika dhe ankthi për një sëmundje mund të jenë dërrmuese dhe të...

7 rregulla praktike si të jeni efektiv në procesin e intervistave me kandidatët e rinj për punonjës

Disa nga rregullat se si duhet zhvilluar një intervistë pune nuk rezultojnë se kanë efekt tashmë. Për shembull, nuk ekziton një pyetje që të...

Fokusohuni tek vetja. Kini kurajo të fitoni përvojë, më shumë se thjesht para!

A ju ka ndodhur ndonjëherë të ngriheni në mëngjes dhe të thoni: Dreq o punë! Sa keq! Ky vend nuk bëhet më! Sa fatkeq...

Regjistrohuni TANI! Eksploroni dhe fuqizoni potencialin tuaj!

www.empowermag.al është platforma #1 dixhitale dhe e vetme në Shqipëri dedikuar karrierës dhe zhvillimit personal e profesional.