Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Komunikim 9 këshilla se si mund të kapërcejmë frikën e të folurit në...

9 këshilla se si mund të kapërcejmë frikën e të folurit në publik

Frika e të folurit në publik, renditet si frika e dytë më e zakonshme pas frikës së vdekjes. Në këtë artikull, të publikuar nga Thibaut Meurrise, do të njiheni me 9 këshilla të cilat kanë si qëllim t’ju ndihmojnë të kapërceni frikën tuaj për të folur në publik dhe për të performuar shkëlqyeshëm.

#1 Kuptoni që të folurit në publik është një aftësi që mund të mësohet

E folura në publik është aftësi, dhe si çdo aftësi tjetër, mund të mësohet. E folura në publik nuk ka të bëjë me sensin e karizmës. Në thelb është një përzierje e fjalëve dhe gjesteve. A mund të mësoni të përdorni fjalë më të përshtatshme? Patjetër. A mund të përmirësoni gjuhën tuaj të trupit? Sigurisht. A mund të punoni më zërin tuaj? Po, mundeni. Nëse jeni të përkushtuar dhe të gatshëm për tu aftësuar në këto tre dimensione, nuk ka asnjë arsye të mos bëheni një folës i shkëlqyer në publik. Hapi i parë është të besoni së është e mundur.

#2 Përqendrohuni në mesazhin tuaj, jo tek vetja.

Një nga problemet më të mëdha që njerëzit kanë kur flasin para një audience është se ata janë tepër të fokusuar tek vetëvetja. Ata shqetësohen shumë me atë që njerëzit e tjerë mendojnë për ata deri sa bëhen nervozë. Po sikur të mos më pëlqejnë? Po sikur të them diçka që nuk duhet? Një nga teknikat më të fuqishme që mund të përdorni gjatë një fjalimi është që të përqëndroheni në mesazhin tuaj dhe jo të fokusoheni tek vetja juaj. Në të vërtetë, nga këndvështrimi i audiencës tuaj, nuk jeni aq të rëndësishëm sa mund të mendoni se jeni. Audienca juaj është shumë më e interesuar për atë që ju duhet të thoni dhe se si do të përfitojnë prej saj, se sa janë tek ju si person. Jeni thjesht një mjet për mesazhin tuaj. Kur dërgojmë një porosi, automjeti nuk është i rëndësishëm, porosia është.

Kjo teknikë mund të zbatohet edhe për përgatitjen e fjalimit tuaj. Në fjalim përqëndrojeni fokusin tek mesazhi që dëshironi t’i përcillni auditorit tuaj dhe vlerën që dëshironi t’i transmetoni. Cila është mënyra më e mirë për të marrë mesazhin tuaj? Si mund të siguroheni që të gjithë të marrin diçka nga ajo? Sa më shumë që të fokusoheni në mesazhin tuaj dhe atë që doni t’i jepni audiencës tuaj, aq më të qetë do të jeni kur shkoni në skenë.

#3 Merrni pak kohë për veten tuaj përpara se të dilni në skenë

Sa herë që është e mundur, merrni pak kohë për veten para fjalimit tuaj në mënyrë që të përgatisni veten mendërisht. Përdoreni këtë moment për t’u përqëndruar tek mesazhi që doni të jepni dhe ndikimi që dëshironi të keni në audiencën tuaj. Duhet të synoni që edhe personi i fundit i renditur në sallë që ndoshta ka interesin më të ulët, t’ju dëgjojë, kuptojë dhe të largohet me një përshtypje pozitive.

#4 Fitoni vemendjen e audiencës duke heshtur përpara fjalimit

Përpiquni përpara së të filloni fjalimin tuaj, për disa sekonda të vështroni audiencën tuaj sy më sy. Pas këtij momenti do dukeni më të sigurt dhe do të rrisni interesin e audiencës të dëgjojë me kureshtje mesazhin tuaj. Heshtja në vetvete ka fuqi të jashtëzakonshme. Kjo teknikë ju lejon të filloni të ndërtoni një marrëdhënie me audiencën tuaj. Audienca përbëhet nga njerëzit, dhe duke krijuar një lidhje personale me disa prej tyre, ju do të filloni ta shihni audiencën tuaj si një grumbull i individëve si ju, në vend që të frikësoheni. Kjo do e reduktojë nervozizmin tuaj. E fundit por jo më pak e rëndësishme, kjo teknikë ju jep një ndjenjë pronësie, sikur keni në kontroll audiencën tuaj.

#5 Niseni fjalimin me një mënyrë të veçantë që angazhon audiencën

Nisja e fjalimit duhet të jetë e veçantë. Mundohuni ta përfshini audiencën tuaj që në fillim. Konsideroni çdo reagim të mundshëm për ta bërë audiencën të ndihet e angazhuar. Mendojeni prezantimin tuaj si një bashkëbisedim, jo një veprim i njëanshëm. Mund ta nisni fajlimin duke bërë një pyetje. Ose mund t’i kërkoni audiencës të përsërisë diçka që ju e këni thënë, ose të ngrenë duart lart në shënjë konfirmimi. Format janë të ndryshme. Zgjidhni atë të cilën ju krijon impakt më të madh.

#6 Bëni përgatitjet e duhura përpara fjalimit

Fjalimi juaj mund të kthehet në një përvojë jo të këndshme, nga pasiguri të procesit. Sigurohuni përpara të jeni të njohur me mjedisin ku do të flisni. Vizitojeni vendin paraprakisht nëse mundeni. Përpiquni paraprakisht të njiheni me mjedisin dhe të vizualizoni audiencën në mënyrën se si do jenë të organizuar. Miqësohuni me stafin. Këto xheste do ju bëjnë të ndiheni të rehatshëm si në shtëpinë tuaj. Sa më shumë të informuar dhe të qartësuar të jeni me skenën, numrin e pjesëmarrësve, axhendën, nëse do të ketë mikrofon apo jo, etj aq më i lehtë do jetë procesi mendor i përgatitjes tuaj.

#7 Kapercejeni frikën e të folurit në  publik duke u praktikuar në mënyrë të vazhdueshme

Praktika është çelësi për reduktimin e ankthit kur duhet të jepni një fjalim të rëndësishëm. A janë fjalët e duhura, struktura cilësore e prezantimit dhe kohëzgjatja e pritshme, do e kuptoni përmes praktikës. 5, 10, apo 100 here praktikë kjo varet sipas rastit. Qëllimi i praktikës është të fitoni siguri dhe besim për ta trajtuar fjalimin pa asnjë shënim përpara. Nëse ju duhet ta përshpejtoni procesin dhe të vetëanalizoni fjalimin tuaj, filmojeni provën tuaj. Analizimi i performancës tuaj do të përmirësojë fjalimin tuaj dhe do t’ju ndihmojë të kapërceni frikën tuaj për të folur në publik. Në fund të fundit, do të mësoni të shihni veten tuaj në video. Miqtë tuaj mund t’i ftoni gjatë provave të japin reagimet e tyre mbi fjalimin.

#8 Përvetësoni dhe memorizoni pikat kyçe të prezantimit

Egziston mundësia që gjatë fjalimit të harroni tekstin. Për të shmnagur këtë moment të tmerrshëm, sigurohuni të jeni i qartë me atë çfarë pritet të thoni, pikat kryesore të prezantimit dhe mesazhin që duhet të përcillni. Përvetësimi i këtyre kombinuar me praktikën e gjerë, do ju ndihmojë të fitoni besim që në çfarëdo rrethane, elementët më të rëndishëm të fjalimit dhe mesazhi që duhet përcjellë nuk do të neglizhohet. Në rast se ndjeni ende vështirësi dhe ju lejohet të mbani shënime, mund të jetë një ide e mirë që pikat kryesore t’i shënoni një një copë letre që t’i referoni në rast nevoje.

#9 Pranojeni frikën tuaj për të folur në publik

Frikën e të folurit në publik e kanë edhe njërëz të cilët kanë folur për vite me rradhë. Të jeni pak i shqetësuar përpara fjalimit kjo është krejtësisht normale. Edhe ekspertët e komunikimit në publik janë të frikësuar gjithashtu në fjalimet e tyre. Ajo çfarë i diferencon me njërëzit e tjerë është refuzimi i tyre për të ndaluar frikën e tyre. Ata e pranojnë faktin që janë të frikësuar. Në këtë mënyrë frika nuk bëhet pengesë, madje kthehet në forcë. Ndjejeni frikën tuaj, por si mënyrë që ju ndihmon në fjalim, duke i shtuar dozën e emocionit, impaktit dhe performancës skenike.

Burimi: www.motivationgrid.com

Empower Team
Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

A. Guterres (OKB): të mësojmë nga kjo krizë pandemie për t’u ringritur më të fortë

COVID-19 po i sulmon shoqëritë në thelbin e tyre, duke marrë jetë dhe duke cënuar jetesën. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), efektet potenciale në...

Si t’i menaxhoj më mirë financat personale në kohë pandemie?

Nëse deri tani jeta ka qenë shumë e vrullshme dhe ti nuk ke pasur kohë për t'u marrë me paratë e tua, është koha...

Sëmundja Coronavirus 2019 (COVID-19) – Si të menaxhojmë ankthin dhe stresin?

Përhapja e sëmundjes coronavirus 2019 (COVID-19) mund të jetë stresuese për njerëzit. Frika dhe ankthi për një sëmundje mund të jenë dërrmuese dhe të...

7 rregulla praktike si të jeni efektiv në procesin e intervistave me kandidatët e rinj për punonjës

Disa nga rregullat se si duhet zhvilluar një intervistë pune nuk rezultojnë se kanë efekt tashmë. Për shembull, nuk ekziton një pyetje që të...

Fokusohuni tek vetja. Kini kurajo të fitoni përvojë, më shumë se thjesht para!

A ju ka ndodhur ndonjëherë të ngriheni në mëngjes dhe të thoni: Dreq o punë! Sa keq! Ky vend nuk bëhet më! Sa fatkeq...

Regjistrohuni TANI! Eksploroni dhe fuqizoni potencialin tuaj!

www.empowermag.al është platforma #1 dixhitale dhe e vetme në Shqipëri dedikuar karrierës dhe zhvillimit personal e profesional.